-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në Halep për 300 mijë njerëz punojnë vetëm tre furra buke

Më të lexuarat

HALEP (AA) – Lufta në Siri është duke vazhduar për pesë vjet me radhë, ndërsa kohët e fundit sulmet më të ashpra janë kryer në zonën e Halepit në të cilën ishin dhjetëra furra buke të cilat ishin në shërbim të afro 300 mijë banorëve, ndërsa tani kanë mbetur vetëm tre, raporton Anadolu Agency (AA).

Lufta ka shkatërruar kryeqytetin Damaskun dhe qendrën ekonomike Halepin, një nga qytetet më të mëdha dhe më të vjetra të Sirisë. Aty është shkatërruar edhe trashëgimia kulturore Botërore, e cila ishte nën mbrojtje të UNESKO-s dhe janë zhvendosur miliona shtetas sirianë.

Para luftës qyteti kishte një popullsi prej rreth tre milionë banorësh, kryesisht arabë. Rreth 400.000 e popullsisë përbëhej nga turkmenët dhe 200.000 kurdë.

Lufta në Siri ka shpërtheu në vitin 2011 dhe pas një vit me veprime të mëdha luftarake u prek edhe qendra e Halepit. Vetëm për disa javë, opozita siriane mori nën kontroll pjesën lindore të qytetit.

Që nga viti 2013, forcat besnike siriane të presidentit Bashar al-Asad po kryejnë bombardime mizore në këtë qytet sirian, dikur të rëndësishëm, duke mos bërë asnjë dallim edhe kur bëhet fjalë për civilët.

Kriza humanitare në Halep u përshkallzua ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, kur në sulmet ajrore u përfshinë edhe forcat ajrore ruse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit