-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurtulmuş: Armiqësia kundër Turqisë nuk është në të mirën e askujt

Më të lexuarat

Kurtulmuş pas përfundimit të takimeve në Britani ka mbajtur një konferencë për shtyp në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Londër

LONDËR (AA) – Zv/Kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, në lidhje me zhvillimet e përjetuara në ditët e fundit mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian ka deklaruar se “Do të jetë një zgjedhje me kosto të papërballueshme për BE-në të humbë Turqinë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kurtulmuş pas përfundimit të takimeve në Britani ka mbajtur një konferencë për shtyp në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Londër.

Duke theksuar se marrëdhëniet Turqi-Bashkim Evropian janë në një pikë të ndjeshme, Kurtulmuş është shprehur se “Ia kemi shprehur homologëve tanë se nga pikëpamja e Turqisë fatkeqësisht është formuar një ndjenjë se ajo është mashtruar kryesisht nga BE-ja në çështjen që nuk janë hedhur hapa për liberalizmin e vizave.”

Ndër të tjera pasi ka theksuar se Turqia e ka bërë atë që i takonte në çështjen e ndalimit të migracionit të paligjshëm dhe se ka zbatuar me përpikmëri marrëveshjen e ripranimit Kurtulmuş tha se “Përballë kësaj ne presim që të mbahen premtimet e dhëna. Por fatkeqësisht këto nuk janë mbajtur. Ne Britanisë ia kemi shprehur qëndrimin se si Republikë e Turqisë ndjekim këtë proces dhe jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Kjo është një çështje që duhet të rregullohet.”

“BE-ja do të mbyllet në vetvete”

“Do të jetë një zgjedhje me kosto të papërballueshme për BE-në të humbë Turqinë”, është shprehur Kurtulmuş duke vazhduar më tej se “Politikanët e mençur që mendojnë interesat institucionale të BE-së, madje edhe interesat kombëtare duke vizituar një e nga një këto vende janë në situatën për ta kuptuar këtë. Një BE që humb Turqinë do të thotë një BE më të mbyllur brenda saj”.

“Askush të mos kujtojë se do të zgjerojë hapësirën duke kryer politikë përmbi Turqinë. Armiqësia kundër Turqisë nuk është në të mirën e askujt. Nuk i sjell dobi as vendeve në BE dhe as identitetit institucional të BE-s딑 ka shtuar Kurtulmuş duke vënë në dukje se kostoja më e madhe për BE-në do të jetë rritja e të djathtës ekstreme.

Ndërsa në lidhje me deklaratat e kancelares gjermane Angela Merkel e cila kishte deklaruar se nuk kishte “plane B” në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve mes Turqisë dhe BE-së, Zv/kryeministri Kurtulmuş, tha se “Atëherë e nderuara Merkel duhet të vazhdojë të zbatojë planin A, teksa Turqia zbaton angazhimet e saj për marrëveshjen e ripranimit, edhe Evropa të japë mbështetjen që ka premtuar për emigrantët dhe gjithashtu të mundësojë liberalizimin e vizave të premtuara për Turqinë.”

“Preferencën do ta bëjë Evropa”

Duke vënë në dukje se Turqia është në favor të vazhdimit të marrëdhënieve duke respektuar angazhimet e saj, Kurtulmuş është shprehur se “Evropa, politikanët e Evropës janë ato që do të bëjnë preferencën. Evropa vetë personalisht është ajo që do të përcaktojë zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë. Ose do të japin vendimin e tyre duke hedhur hapa për vazhdimin e negociatave në nivel partneriteti të barabartë me Turqinë, duke lënë paragjykimet, qëndrimet tendencioze dhe të formojnë një marrëdhënie të drejtë me Turqinë ose alternativa e kësaj do të jetë jashtëzakonisht e trishtueshme për Evropën.”

Ndërsa pyetjes në lidhje me qytetarët turq që jetojnë në mënyrë legale në BE, Kurtulmuş i është përgjigjur se “Qytetarët turq që jetojnë këtu janë një pjesë e komunitetit të Evropës. Pavarësisht sulmeve raciste komuniteti turk edhe këtu si njerëz me kulturën e tyre, historinë, qytetarinë me jetesën e feve, kulturave dhe sekteve të ndryshme e ka treguar aftësinë për të jetuar së bashku. Shoqëria turke është një komunitet që ka hedhur hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit pothuajse në çdo vend të Evropës. Qytetarët tanë turq janë një pjesë e Evropës. Qytetarët turq nuk duhet të kenë asnjë shqetësim as në Britani, as në Gjermani dhe as në vende të tjera.”

Kurtulmuş, në kuadër të vizitës 3 ditore në Londër u takua me liderin e Dhomës së Komuneve në Mbretërinë e Bashkuar, David Lidington dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të qeverisë britanike Mark Lyall. Ai gjithashtu ka patur takime edhe me përfaqësuesit e shoqërisë turke dhe studentëve turq në Londër, si dhe ka dhënë intervista për media të ndryshme ndërkombëtare.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit