Dëshmitarë okularë dhe burime ushtarake në Mianmar, kanë deklaruar për Reuters, se vrasjet ndaj myslimanëve Rohenga kanë qenë të organizuara nga nacionalistët, të cilët kanë lidhje me një forcë politike, të nxitur nga murgjërit budistë.
Mediat e kanë shpallur qeverinë të pafajshme për këto akte të shëmtuara, duke thënë se dhuna ka shpërthyer krejt rastësisht. Veçse takimet e Reuters kanë ofruar një panoramë krejt tjetër. Burime ushtarake pranë qeverisë kanë pohuar se sulmet kanë qenë të organizuara nga parti politike dhe të motivuara nga murgjërit budistë.
Dëshmitarë okularë deklaronin se ndonjëherë, sulmet motivoheshin nga vetë forcat lokale të rendit. /a.online/kohaislame