-2.2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Katari mbështet masat e sigurisë në Turqi

Më të lexuarat

Përmes një komunikate me shkrim Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit dënon sulmet e fundit terroriste në Adana dhe Sirnak dhe mbështet masat e sigurisë të qeverisë turke.

 

Katari deklaroi se mbështet masat që ka marrë Turqia për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e saj.

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit përmes një komunikate dënon sulmet terroriste në Adana dhe Shërnak (Şırnak).

“Katari është në solidaritet me Turqinë. Ne mbështesim masat që vendi vëlla, Turqia, ka marrë me qëllim për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e saj”, thuhet në këtë komunikatë.

Komunikata thekson gjithashtu qëndrimin e pandryshuar të Katarit, një qëndrim ky i distancuar ndaj çdolloj dhune e akti terrorist, ndërsa shpreh ngushëllimet për të afërmit e personave që kanë humbur jetën në sulmet terroriste në Turqi, për popullin dhe qeverinë turke dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit