0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

1.4 Milionët e humbura, dyshohet se u janë bartur zyrtarëve të MPB si ryshfet

Më të lexuarat

Gjermania Natali Velija dyshohet se nuk i ka marrë 1.4 milionë eurot të gjitha për vete, por i ka derdhur në katër llogari bankare si ryshfet për zyrtarë të shtetit.
Për këtë ajo ka qenë e gatshme të dëshmonte të hënën në Prokurori për të “zbardhur korrupsionin” në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por, sipas mbrojtësit të saj, prokurorët e rastit nuk kanë dashur ta dëgjonin, shkruan “Koha Ditore”.

Të martën ajo nuk ka pranuar të fliste fare gjatë një tentative për ta intervistuar, sepse ka thënë se nuk është në gjendje të flasë.

Burime të KD brenda procesit kanë thënë se pronarja e kompanisë “Consulting EU Sh.p.” ka transferuar mbi një milion euro me katër kosovarë si ryshfet të tenderit prej 14 milionë eurosh për prodhimin e pasaportave të fituar nga kompania austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD).

Velija po mbahet në arrest nga policia e EULEX-it. Së bashku me të, EULEX-i mbrëmjen e së hënës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që dyshohen se kanë bashkëpunuar me të.

Nga burime të gazetës “Express” mësohet se të arrestuarit janë dy vëllezër, Betim dhe Fisnik Blakaj nga Istogu.

Veliajn të martën e kanë vizituar në polici edhe përfaqësuesit e Ambasadës gjermane. Avokati i saj, Tomë Gashi, konfirmon se Ambasada e Gjermanisë është se kundër saj ka pasur keqtrajtim psikik, derisa ajo ka qenë në kolaps total dhe ka përfunduar në emergjencë.

Sipas Gashit, klientja e tij është vetëm viktimë e këtij rasti të madh, prapa së cilës qëndrojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Natalia tani për tani mund të jetë vetëm si viktimë, por duket se dikush e ka zgjedhur rrugën pak më të shkurtë që këtë ta viktimizojë për t’u mbyllur një aferë korruptive e përmasave milionëshe, ku qëndrojnë zyrtarët e lartë të MPB’së”, tha Gashi.

Zyrtarët e MPB-së nuk dëshirojnë të komentojnë asgjë për rastin e arrestimit dhe akuzat e gjermanes Veliaj për zyrtarët e kësaj ministrie. Bajram Rexhepi tha shkurt për “Express” se MPB nuk ka dorë në këtë skandal dhe se hetimet do të ndriçojnë rastin.

Arrestimin e vëllezërve Blakaj e ka konfirmuar babai i tyre. Duke mos dashur që t’i publikohet emri në gazetë, babai i djemve të arrestuar thotë të mos jetë aspak në dijeni për përfshirjen e tyre në këtë aferë. Ai sqaron se Betimi është student në Prishtinë, ndërsa Fisniku e ka në pronësi një autolarje rrugës për Fushë-Kosovë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit