Turqi, vritet terroristi i shumë kërkuar

Më të lexuarat

“Azat” ishte një nga emrat drejtues të PKK dhe për kapjen e tij shteti turk kishte vendosur një shpërblim prej 1.5 milionë lira turke

ANKARA (AA) – Një terrorist i cili ndodhet në listën ‘blu’ të të kërkuarve në Turqi është vrarë sot në Lice të Dijarbakır-it, në kuadër të një operacioni antiterror, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristi Nevzat Gündüz me emrin e koduar si “Azat” është vrarë në një operacion antiterror në qytezën Lice, ndërkohë bashkë me të gjatë operacionit janë neutralizuar edhe 5 militantë të tjerë.

“Azat” ishte një nga emrat drejtues të PKK dhe për kapjen e tij shteti turk kishte vendosur një shpërblim prej 1.5 milionë lira turke.

Në listën e të kërkuarve të publikuar nga Ministria turke e Punëve të Brendshme, “Azat” cilësohet si përgjegjës për veprimet e organizatës terroriste PKK/KCK në terren.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit