Në periudhën e pranimit në BE, Serbia duhet që të përshtatet me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ka deklaruar komisionari Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn.
Ai ka thënë se Serbia ka bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit të saj në BE, duke i hapur katër kapituj të rëndësishëm, shkruan ‘Vecernje novosti’.
Ndër kapitujt më me rëndësi është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, si dhe forcimi i pushtetit ligjor, ka shtuar Hahn
Sipas tij, Komisioni Evropian ka përgatitur terrenin për kapituj tjerë.
Por sipas tij, problemi që duhet zgjidhur mbetet luftimi i korrupsionit si dhe krimit të organizuar.
Ndërkaq, në pyetjen nëse njohja e Kosovës do të jetë çmimi i pranimit të Serbisë në BE, komisionari Hahn ka thënë se bisedimet duhet të zhvillohen paralelisht, si në sferën e forcimit të ligjit, ashtu edhe të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
“Nuk ka asgjë të re në këtë drejtim. Është treguar qartë se në bisedimet mes dy delegacioneve përmendet normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në mënyrë të gjithanshme”, deklaroi Hahn.
Ai përmendi marrëveshjen mbi telekomunikacionin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Tash është me rëndësi të vazhdohet me ritëm më të shpejt drejt fushave të tjera të bisedimeve, që do të përmirësonin jetën e qytetarëve atje, sidomos të asociacionit dhe të energjetikës”, ka shtuar Hhn./rtk/