0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Besa, u takua me kongresmenin, Eliot Engel në Nju Jork

Më të lexuarat

Një, delegacion i Lëvizjes Besa, nga Maqedonia, mbrëmë u takua me Ligjvënësin amerikan Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është njëhereshit, edhe bashkëthemeluesi, dhe bashkëkryesuesi i “Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit – U.S. Congress Albanian Issues Caucus”.

Mbrëmë – anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, dr. Rufat Alili, i shoqëruar nga zoti Jonild Pasha, këshilltar i politikës së Jashtme, dhe zonjusha Theranda Jashari, asistente (studente e Columbia University), realizoi një takim me kongresmenin dhe mbështetësin e madh të çështjes shqiptare, z. Eliot Engel, në zyrën e tij në Bronx Nju Jork, takim ky që zgjati rreth 45 minuta dhe ishte mjaft miqësor.

Me këtë rast përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes BESA, dr. Rufat Alili, gjeti rastin ta njohë z. Engel, mbi zhvillimet më të fundit politike në Maqedoni, duke vënë theksin e tij, në kontekstin e ri politik që po krijohet atje pas konsumimit të madh të dy partive qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI.

Dr.Alili po ashtu foli për rolin konstruktiv, “që në këtë momente, u shpreh ai, po luan Lëvizja BESA – si parti e re politike shqiptare në Maqedoni, e cila qoftë nga hulumtimi e opinionit publik ose nga pranueshmëria e saj në terren,” tha ai, “rezulton të dalë një forcë serioze politike shqiptare në Maqedoni dhe, në të ardhmen, një partner dhe mbështetës serioz i politikave amerikane në rajon”.

Këtu, zyrtari i lart i Lëvizjes Besa, gjithashtu vuri theksin tek ajo që ai e quajti :“Mbështetja, që ka kjo parti politike, e cila i ka dhënë dhe i jep Prokurorisë Speciale Publike, që hëpërhë është edhe institucioni i vetëm që gëzon respektin e shumicës absolute të qytetarëve në Maqedoni, e veçmas mbështetjen e shqiptarëve”, tha ai.
Në vazhdim duke folur per Lëvizjen BESA, ai e njohu z. Engel, gjithashtu edhe për koalicionin zgjedhor i cili quhet “Rilindje me BESË”, bazuar shpjegojë dr Alili, edhe në kodin e njohur tradicional të shqiptarëve “Besa”, e cila duket, në filozofi se ka fituar besim tek shqiptarët në Maqedoni, mbasi ajo përfaqësohet nga njerëz profesionistë dhe të suksesshëm.

Ndërkohë, ai duke i bërë një tablo të plotë, asaj rreth zgjedhjeve në Maqedoni, në fjalën e tij, foli edhe për ofertën zgjedhore, që është RIDEFINIMI, sipas tij, i sistemit juridiko-kushtetuese të shtetit, që kësaj radhe nuk do të bëhet nën presionin e dhunës, por në kushte të paqes, si dhe me synimin që të prodhohet një shtet funksional, i drejtë, koheziv dhe i gatshëm për integrimet euro-atlantike.

Përkitazi me këtë miku i hershëm e shqiptarëve në Ligjëvënsin amerikan, Kongresisti demokrat i Nju Jorkut, z. Engel, shprehu kënaqësinë e tij nga ky takim, ndërsa përshëndeti nismat e këtilla politike, madje edhe atë të koalicionit “Rilindje me Besë” duke i dëshiruar asaj suksese, dhe duke apeluar me këtë rast që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, të qeta dhe të pranueshme për të gjitha palët.
Në fund, në e emër të Levizjes BESA, dhe delegacionit që mori pjesë në këtë takim ai duke e falënderuar z. Engel për mbështetjen që ai i ka dhënë çështjes shqiptare në vazhdimësi, faleminderoje atë së bashku me veprimtari e dalluar Harry Bajraktari.

Alili, theksoi se “natyrishtë, që takimet e këtilla, ndihmojnë edhe në zhvillimin e demokracisë në Maqedoni, dhe e ftojë zotin Engel, për një vizitë në kohën më të përshtatshme në Maqedoni”.

Ftesa e dr. Alilit, në emër të Lëvizjes BESA, u pritë me shumë kënaqësi nga kongresmeni demokrat i New Yorkut , Eliot Engel – si një mik i dëshmuar i të gjithë shqiptarëve.
Kongresisti Eliot Engel, i cili ka vite që me komunitetin shqiptarë të Amerikës, i cili ka lidhje dhe kontakte shumë të mira, u shpreh mjaft i kënaqur për takimin, duke thënë se takime të tilla duhet të vazhdojnë edhe të ardhmen, edhe me të gjitha subjektet e tjera shqiptare në Maqedoni, mbasi ato forcojnë, gjithashtu, edhe miqësinë dhe lidhjet e mira me SHBA, si dhe diasporën shqiptare..

Kongresisti demokrat i New Yorkut, Eliot Engel, i cili për më shumë se tre dekada po shërben në Kongresin amerikan, në saj të lidhjeve të tija të forta me mikun e tij Harry Bajraktari, veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptarë, ka qenë vazhdimisht i zë i fuqishëm i shqiptarëve në Uashington, dhe i lidhur qysh në fillim të saj me çështjen e Kosovës, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e saj.

Ai ka kontribuar dhe ndihmuar shumë edhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, demokratizmin dhe ecjen përpara të Shqipërisë.

Ndërsa, duhet theksuar në zgjedhjet e fundit më 8 nëntor, kongresisti Eliot Engel- mori mandatin e tij të 17-të, duke fituar në Districtin 16-të, me një numër absolut votash: 203 mijë vota, pro, pra 94 % të votave, kundrejt rivalit të tij të pavarur, Derickson Lawrence, i cili mori vetëm 5%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit