Nga shpërthimet në rajone të ndryshme të Rif Damaskut në Siri, 79 persona rezultojnë të vrarë e të plagosur.
Të paktën 15 persona janë vrarë dhe mbi dyzet të tjerë janë plagosur në tri shpërthime që kanë goditur rrethinat e Damaskut, thuhet në një njoftim të agjencisë shtetërore të lajmeve. Konflikti në Siri po vazhdon që nga marsi i vitit të kaluar, kur edhe nisi revolta e kryengritësve kundër qeverisë popullore me në krye presidentin Bashar Asad. Që nga nisja e konfliktit raportohet për mbi 30 mijë të vrarë.