Telefoni i ardhshëm i Apple-it pritet të vijë me ekran madhësi 5.8-inç, më i madhi deri tani në histori të iPhoneve.
Sipas “MacRumors”, kompania do të sjellë këtë telefon me ekran OLED. Edhe ekrani me emetim organik të dritës do të jetë për herë të parë në një telefon të gjigantit amerikan.
Nuk ka asgjë të konfirmuar, por raportohet se Apple është duke menduar që në vitin e ardhshëm të vijë edhe me ekran të lakuar.
Qe një kohë të gjatë është përfolur se në dhjetëvjetorin e iPhonet, Apple do të bëjë diçka të madhe.