27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Porosia e qartë e Islamit për shoqërinë

Më të lexuarat

“Islami në asnjë mënyrë nuk ia imponon e as nuk kërkon që shoqëria njerëzore patjetër të jetë një shoqëri engjëllore, por kërkon që shoqëria njerëzore të jetë vërtetë një shoqëri humane, në të cilën aty-këtu mund të ndodhin lëshime e gabime por edhe anime nga rruga e vërtetë.

Porosia e qartë e Islamit për shoqërinë është mesazhi i mëshirës, lehtësimit dhe i përgëzimit. Mu për këtë arsye shpallja islame synoi që të jetë mëshirë, lehtësim, optimizëm e përgëzim, dhe kurrsesi, mesazh i dhunës, vrazhdësisë, ashpërsisë dhe pesimizmit… Nga kjo që cekëm, shihet qartë Islami para së gjithash kërkon prej shoqërisë njerëzore që të jetë përherë optimiste që kurrë të mos e humbë shpresën në mëshirën e pakufishme të Allahut xh.sh.

Njeriu sipas konceptit islam është krijesë që ka vlerë, nder dhe fisnikëri. Është i lirë t’i shprehë ndjenjat e tij, por këtë liri nuk i lejohet që ta keqpërdorë duke menduar se askush nuk e mbikqyr dhe nuk e kontrollon, përkundrazi thellë duhet ta ndjejë peshën e përgjegjësisë së vet, natyrisht në suazat dhe kufijt e mundësive të tij”

(Abdulhamid Kishk) – Egjipt
Nje prej dijetarevete medhenj te shekulli XX, nder te tjera edhe autor i Tefsirit 30 vellimësh me emrin “Fi Rihabi-t-Tefsir”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit