Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur në konferencën për media pasi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit.
Tekniku ka thënë që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi Izraeli ka një skuadër të mirë.
“Bëmë një mrekulli duke u kualifikuar direkt në Evropian, të shpresojmë që kjo ndodh edhe tani. Kemi vetëm një ndeshje tani dhe duhet të bëjmë maksimumin ndaj Izraelit, të cilët kanë një skuadër me provojë dhe ndoshta janë më të fortë se ne”.
“Kaçe nuk është për arsye teknike, kam preferuar lojtarë tjerë. Më vjen keq që Lenjenani dhe Cikalleshi nuk luajnë, shpresoj te ndërrojnë skuadër gjatë janarit”.
“Të gjithë kanë dëshirë që të kualifikohemi në Botëror, por duhet të jemi të përmbajtshëm. Kemi nevojë për kontributin e të gjithëve, duhet të shpresojmë dhe të punojmë deri në fund”.
“Zgjedhjet e mia janë në përshtatshmëri me grupin. Në listë janë edhe Strakosha e Manaj dhe këtu mund të shikohet edhe puna e mirë që po bëhet te U21”.
“Kam respekt për kundërshtarin, pasi të respektosh kundërshtarin është një fillim i mirë. Duke analizuar me detaje të gjithë kundërshtarët dhe ne bëjmë strategjinë, por ajo mund të ndryshon me rrjedhën e lojës”.
“Gashi? Është zgjedhje e momentit dhe nuk është zgjedhje përfundimtare. Një tjetër problem është edhe distanca e madhe nga Amerika në Shqipëri, por po e them është vetëm zgjedhje momentale dhe i ka dyert e hapura për të ardhmen”, ka thënë De Biasi.