0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbyti me thikë djalin e saj 7 vjeçar dhe një vajzë 5 vjeçare

Më të lexuarat

Një prokuror në Chicago të SHBA-ve ka thënë sot se një grua me prejardhje polake e ka therur 100 herë djalin e saj 7 vjeçar dhe pastaj është kthyer me thikë në drejtim të një vajze 5 vjeçare, e cila ishte dëshmitare gjatë vrasjes, përderisa të dy fëmijët po luteshin për jetët e tyre.
Elzbieta M. Plackowska, 40 vjeçare, u ka thënë hetuesve se natën e së martës ajo i ka therur fëmijët, duke ua prerë fytin, në shtëpinë e saj në Naperville, pasi që ajo kishte qenë e zemëruar me burrin e saj, një shofer kamioni, i cili shumicën e kohës nuk ishte në shtëpi.

Ajo gjithashtu u ka thënë hetuesve se burri e kishte lënë në shtëpi për tu kujdesur për djalin e tyre Justin dhe se ajo punonte si shërbëtore, gjë që, sipas saj, ishte shumë e ulët për të.

“Ajo u ka thënë hetuesve se ka menduar që duke e vrarë Justin do ta lëndonte burrin e saj, në të njëjtën mënyrë se si ajo ndihej e lënduar nga marrëdhënia e tyre”, ka treguar avokati Robert Berlin, në një konferencë për shtyp, pas seancës dëgjimore, transmeton TCH.

Hetuesit thonë se gruaja e ka vrarë edhe vajzën 5 vjeçare, Olivia, të cilën ishte duke e ruajtur, pasi që vogëlushja ishte dëshmitare në vrasjen e Justinit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit