-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

9 këshilla që si ke dëgjuar më parë

Më të lexuarat

1 – Sehl bin Sa’di radijallahu anhu ka thënë: “Një njeri erdhi tek Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ma mëso një vepër e cila e bën Allahun dhe njerëzit të më duan mua nëse unë e bëj atë.” Ai u përgjigj:

“Hiq dorë nga gjërat e kësaj bote (dhe kontrollo veten nga ajo që të tërheq) do të dojë Allahu. Hiq dorë nga ajo që është në dorë të njerëzve do të duan ata.”

2 – I mençuri nuk lakmon në atë që posedojnë të tjerët dhe në atë që nuk mund të bëhet e tija në asnjë mënyrë; këtë gjë duhet ta anashkaloj plotësisht (pra, të mos mundohet ta bëj të tijën). Të shpresosh atë që është e të tjerëve është varfëri e plotë, e çfarë mund të thuhet për atë që nuk ekzistonë fare (që nuk mund të jetë e tij në asnjë mënyrë)?

3 – Sa’d bin ‘Ammarah radijallahu anhu ka thënë: “Bir i dashur, mos u bëj shumë lakmitar duke shfaqur lakminë për diçka, sepse kjo mos-lakmia është një thesar i vërtetë. Kurse të këshilloj që të largohesh nga ajo që është në dorë të të tjerëve, sepse kjo është varfëria më e madhe.”

4 – Përpjekja më fisnike që e bën njeriu për diçka në jetën e tij, është që të mos lakmoj atë që e kanë të tjerët. Ai që lakmon kurrë nuk do të fitoj pasuri dhe kjo të sjell nderin më të madh. Përgëzoje atë të cilin ka njëmend zemër të devotshme dhe që nuk i janë verbuar sytë nga lakmia për atë që e kanë të tjerët!

5 – Kushdo që dëshiron të jetë i lirë e të mos jetë i robëruar, nuk duhet të lakmojë për atë që nuk e ka. Ngase lakmia është varfëri dhe e kundërta e saj është pasuria e vërtetë. Ai që lakmon do të poshtërohet dhe nënçmohet, ndërsa ai që është i kënaqur me atë që ka do të jetë i ndershëm dhe i pavarur.

6 – Tregohet se Ahmed bin Hanbel e ka dëgjuar Ibnus-Simakun duke thënë: “Lakmia është litar për zemrën tuaj dhe zinxhirë me të cilën të janë lidhur këmbët. Andaj, largoje lakminë nga zemra në mënyrë që të zgjidhet zinxhiri përreth këmbëve.”

7 – I mençuri nuk lakmon në atë çfarë kanë miqtë e tij, ngase për të kjo është poshtërim dhe në të njëjtën kohë, bëhet i shkujdesur ndaj hapave real që i ndërmerr armiku i vërtetë. Vetëm kështu njeriu e shpëton veten e vet.

8 – Mos-lakmia mbjell paqe dhe nder, kurse përmallimi dhe lakmia mbjellin lodhje dhe poshtërim. Sa e sa njerëz kanë lakmuar, por janë lodhur dhe janë poshtëruar pa arritur qëllimet e tyre? Sa e sa njerëz nuk lakmuan, por që në anën tjetër jetuan në paqe dhe me nder, pos kësaj iu është dhënë edhe më shumë nga ajo që dëshiruan?!

9 – Mu’auijeh bin ‘Ammar transmeton se Ebu Xha’feri ka thënë: “Të mos lakmosh në atë që kanë të tjerët është ndershmëria e vërtetë!”

Autor: Imam Muhamed bin Hiban el-Busti (Allahu e mëshiroftë)
Burimi :Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudela, faqe: 89-91

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit