0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Faktorët që dëmtojnë dhëmbët

Më të lexuarat

Shëndeti dentar ka avancuar shumë kohët e fundit, me zhvillimine trajtimeve të reja zbardhuese.

Por kjo nuk do të thotë që të lini pas dore higjenën tuaj dentare, duke menduar se dentisti është gati aty për t’jua rregulluar. Dhëmbët tuaj mund të rrinë shumë kohë në gjëndje të mirë nëse i lani dhëmbët cdo ditë dhe i pastroni me fill, por ka dhe faktorë të tjerë që vënë në rrezik shëndetin e dhëmbëve tuaj sidomos, zmaltin.

Faktorët që dëmtojnë zmaltin e dhëmbëve
Një nga shkatarët kryesorë që shkaktonin erozionin e zmaltit është acidi. Goja kthehet në një mjedis me shumë acid kur pini ose hani ushqime që kanë pH të ulët. Në kushte normale pështyma është bazike dhe kështu nuk shkakton rrezik për zmaltin.

Kur konsumoni rregullisht pije të gazuara, lëngje frutash, salca sallatash me bazë uthulle, ushqime të konservuarra dhe ushqime të tjera me bazë acidi, ulni nivelin e pH në gojë dhe rrisni rrezikun e erozionit të zmaltit. Mjaft të “rrezikshme” janë dhe ushqimet “ngjitëse” dhe të ëmbla- mund t’ju ngjiten tek dhëmbët derisa ti lani ato, dhe ndalojnë pështymën të neutralizojë acidititetin kur ngjitet ushqim i ëmbël.

Shenjat e erozionit të zmaltit
Zmalti mbulon dhe mbron cdo dhëmb tuajin. Meqënëse zmalti i fillon shenjat e erozionit pa shkaktuar ndonjë simptomë që ju t’a kuptoni, sigurohuni të bëni kontrolle të shpeshta tek dentisti.
Shkoni tek një dentist nëse keni një nga shenjat e mëposhtme të erozionit të zmaltit:

Ndjeshmëri e lartë tek dhëmbët-Ndjeshmëria përkeqsohet, kur erozioni avancon
Dhëmbë të zverdhur- Erozioni i zmaltit shfaq dentinën që ndodhet nën të, e cila ka një ngjyrë të verdhë.
Cepa të rrombullakët- Kjo është një shenjë e parë e erozionit
Carje dhe gjurmë tek dhëmbët- Kjo është një shenjë e avancuar e erozionit; shkoni menjëherë tek një dentist
Karies dentare- Mund të formohen kavitete kur të ketë ikur zmalti.

Këshilla për parandalimin e erozionit të zmaltit

-Lajini dhe përdorni fill shpesh
-Lajini dhëmbët dy herë në ditë me pastë me flor, dhe përdorni fillin cdo ditë. Lani gjithashtu dhe gjuhën tuaj, pasi aty rrinë bakterie që mund t’ju dëmtojnë dhëmbët.
-Shkoni tek dentisti për kontrolle të rregullta
-Dentisti mund t’a kuptojë erozionin e zmaltit që në fazat e para dhe mund t’ju këshillojë një trajtim që të nxisni shëntein dentar. Vizitat e rregullta mund t’ju ndihmojnë dhe kundër kancerit oral, sëmundjet e mishrave dhe sëmundje të tjera të rënda dentare.
-Shmangiuni pijeve të gazuara
-Nëse pini vetëm kola- ose edhe kola dietike, atëherë duhet t’a limitoni, ose nëse e keni të pamundur pijeni me pip që të kalojë menjëherë në fyt.
-Limitoni ushqimet me acid, sheqerna dhe brumra
-Nuk keni përse t’i thoni lamtumirë ushqimeve tuaja të preferuara; vetëm konsumoni një dietë të balancuar me shumëllojshmëri ushqimesh që të mbrojë dhëmbët tuaj nga acidet. Zvogloni sasinë e sheqernave, acideve dhe brumrave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit