Miratimi i Ligjit për “Trepçën” është hapi i parë që ndërmarrja të shndërrohet në lokomotivë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Kështu u tha në debatin e organizuar të premten nga Forumi 2015 me titull: “Çka pas ligjit për Trepçën: Sfidat, mundësitë dhe rreziqet”.
Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka thënë se Trepça është në mesin e projekteve më të rëndësishme, por është edhe projekti më i ndërlikuar, sepse, siç ka thënë ai, i ka të gjitha komponentët brenda, politikë, ekonomikë, ligjorë, ekologjikë, socialë, historikë, kulturorë, etnikë.
“Ne duhet që të punojmë shumë, t’i përvjelim mëngët në mënyrë që mos të na zërë më e ardhmja të papërgatitur, ka kaluar shumë kohë e ka pasur shumë vonesa, fatmirësisht “Trepça” disi është menaxhuar dhe e kemi mbajtur” , ka thënë ai, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Sipas e tij, më e rëndësishmja ka qenë që ndërmarrja të shpëtohet nga likuidimi. “Ne duam të fokusohemi tek zgjidhja ekonomike dhe mendoj që këtu pastaj duhet të përqendrohemi”, ka thënë ai.
Sipas tij, nga raste studimore do të na presë një e ardhme më e mirë, por jo pa rreziqe.
“Ne mund ta përgatisim modelin më të mirë ekonomik, por gjithmonë duhet t’i kemi parasysh edhe faktorët e jashtëm që në këtë rast na paraqiten si rreziqe”, ka thënë ai.
Edhe Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit Parlamentar për zhvillim ekonomik, ka thënë se pas aprovimit të Ligjit nuk duhet të lihet asnjë ditë pa punë e pa aktivitete