1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Obama: më i shqetësuar për sigurinë e amerikanëve nga ’’Sandy’’ sesa për zgjedhjet presidenciale

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi të hënën se nuk ishte i shqetësuar nga pasojat e mundshme që uragani ”Sandy” mund të kishte për rezultatin e tij në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit duke qenë se prioriteti kryesor ishte garantimi i sigurisë së jetës së qytetarëve amerikanë të kërcënuar nga stuhia e fuqishme që ka prekur verilindjen e SHBA-së.

“Prioriteti im kryesor mbetet shpëtimi i jetëve”, deklaroi Obama.

”Jam më i shqetësuar për sigurinë e amerikanëve sesa për zgjedhjet presidenciale”, theksoi ai.

Presidenti amerikan anuloi sot fushatat elektorale në Florida dhe Wisconsin për të qëndruar në Uashington dhe për të ndjekur nga afër zhvillimet e mundshme të uraganit ”Sandy”.

Obama duhej të ishte nesër në Green Bay për të marrë pjesë në fushatën elektorale presidenciale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit