1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Janet Jackson shfaqet e mbuluar në rrugët e Londrës

Më të lexuarat

Këngëtarja e njohur Janet Jackson, e gjithashtu motra e Michael Jackson-it, është parë dorë më dorë me të shoqin, afaristin nga Katari Wissam Al Manna, në rrugët e kryeqytetit britanik.

Ka rënë në sy mbulimi i saj i plotë, ndërsa më herët pati pohuar se ishte bërë muslimane.

Ajo ka dalë për herë të parë në publik që prej lajmërimit se është shtatzënë. Janet Jackson pret të bëhet nënë në moshën 50 vjeç.

Turnetë muzikorë janë ndëprerë prej saj që në prill të këtij viti, kur mësoi mbi shtatzëninë.

Me më shumë se 100 milionë albume të shitur, e një prej këngëtareve më të mira të të gjitha kohërave, Janet Jackson ka zgjedhur të bëjë një jetë më të tërhequr pas martesës katër vite më parë. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit