0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Masakra në Alpet franceze ndërlidhet me Saddamin

Më të lexuarat

Një hetim i kryer nga shërbimi sekret gjerman BND ka zbuluar se vrasja e familjes katër anëtarëshe e shtetasit britanik Saad Al- Hilli, mund të ketë lidhje me ish-diktatorin irakian Sadam Hussein, i cili para shumë vitesh kishte derdhur një shumë të madhe parash në llogarinë e Kadhi al-Hilli, babait të Saad al-Hilli.
Ish-diktatori irakian, Saddam Husseini, kishte paguar dikur 840.000 funte në llogarinë zvicerane të babait të inxhinierit britanik, i cili kohë më parë u vra në Alpet franceze bashkë me gruan dhe vjehrrën e tij, raporton Guardian.

Kadhi al-Hilli, babai i Saad Al- Hilli, dikur ishte i afërt me partinë politike të Huseinit. Mirëpo, babai i inxhinierit të vrarë që në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar kishte ikur nga Iraku në Angli.

Diktatori irakian shumën e përmendur të parave e kishte paguar në llogarinë Al-Hilli-t në Gjenevë, një qytet zviceran që është vetëm një orë udhëtim me veturë larg nga lokacioni në Alpe, ku më 5 shtator ndodhi vrasja e katërfishtë. Përveç anëtarëve të familjes Al-Hilli u vra edhe një çiklist francez. Masakrën e mbijetuan dy vajzat e Al-Hilli-t, të moshës katër dhe shtatë vjeç.

Motivi i vrasjes edhe më tej mbetet i panjohur. Por, policia franceze zbuloi se një hetim i shërbimit sekret gjerman (BND), ka zbuluar lidhjen e babait të inxhinierit të vrarë me ish diktatorin Saddam Hussein, shkruan Le Monde.

Agjentët gjermanë kanë përcjellur të gjitha transaksionet financiare nga Bagdadi, duke pasur parasysh se Gjermania kishte afarizëm me Irakun më shumë sesa vendet e tjera evropiane.

“Ata i dinë gjurmët e parave dhe dinë se si të përcjellin. Me dekada kanë monitoruar transaksionet në mes të vendeve të Perëndimit dhe Irakut. Nëse diçka e tillë ju intereson, së pari thërrisni BND-në,” tha një burim anonim nga shërbimi sekret gjerman.

Ndërsa, lidhur me këtë në BND kanë thënë se nuk kanë asnjë koment. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit