3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

TË VARUR NGA ASISTENCA SOCIALE

Më të lexuarat

Kosova ka të krijuar një bazë të politikave sociale, që përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e pleqërisë dhe kontribut-dhënëse, pastaj pensionet e personave me aftësi të kufizuara dhe pensionet e Trepçës.

Rreth 35 mijë familje me 182 mijë anëtarë në Kosovë janë të varura nga asistenca sociale. Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 40 deri në 80 euro në muaj.

Por, janë edhe mbi 18 mijë familje të tjera, të cilat nuk gëzojnë asgjë nga Qeveria e Kosovës, e që kanë nevojë për produkte elementare ushqimore.

Këto familje janë të regjistruara në Kryqin e Kuq të Kosovës, organizatë kjo që kohë pas kohe i ndihmon me gjëra të nevojshme për jetë.

Feride Hyseni, sekretare në Kryqin e Kuq të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i familjeve, të cilat kanë nevojë për ndihmë, është shumë më i madh se 35 mijë familje, që marrin asistencë sociale.

“Kryqi i Kuq, në bazë të degëve që shtrihen në 26 komuna, ka të evidentuara afër 18 mijë familje që janë në varfëri gati të skajshme, që nuk kanë të hyra familjare, gra kryefamiljare, e pleq pa përkujdesje. Dhe, për këtë qëllim, që t’iu dalim në ndihmë sa më shumë këtyre familjeve në tërë vitin grumbullojmë ndihma dhe ua shpërndajmë njerëzve që kanë nevojë”, thotë Hyseni.

Muaji tetor në Kosovë është muaji i solidaritetit. Hyseni tregon se gjatë këtij muaji janë ndihmuar shumë familje, të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe sociale. Këto familje, siç thotë Hyseni, janë të varura nga këto ndihma dhe nuk kanë të ardhura tjera.

“Ne vazhdojmë me bamirësi, nuk mjafton vetëm muaji tetor. Tani në stinën e dimrit kushtet e këtyre familjeve vështirësohen edhe më shumë dhe ato kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmë”, thekson Hyseni.

Në rezultatet e regjistrimit të popullsisë së Kosovës, ku tregohen edhe shifrat e papunësinë, thuhet se prej 508.100 banorëve që janë të aftë për punë, 44.9 për qind janë të papunë. Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohet të jenë 280.454 persona.

Kjo papunësi ka krijuar gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale për gjysmën e popullsisë së Kosovës. Sipas sociologëve, kjo gjendje krijon pakënaqësi sociale, të cilat mund të shprehen në mënyrë të ndryshme në shoqëri.

Sociologu Fadil Maloku thotë se varfëria mbetet një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve, që, siç shprehet ai, kjo gjendje e rëndë sociale mund të kërcënojë edhe stabilitetin e vendit. Ai thotë se për këtë duhet të merren masa urgjente nga institucionet e Kosovës.

“Gjithmonë kam menduar që problemet sociale do të jenë nxitës pozitiv në ndryshimin pozitiv të statusit social të qytetarëve në Kosovë. Është vërejtur që kjo akoma nuk ndodhi, edhe akoma nuk është një vetëdijesim i ngritur i qytetarëve për të kërkuar ndryshimin e gjendjes dhe statuseve të tyre sociale që një kohë të gjatë janë në kërcënim serioz prej faktorëve të ndryshëm”, vlerëson Maloku.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit