1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ushtria amerikane “fillon bombardimet” ndaj DEASH-it në Mosul

Më të lexuarat

Ushtria amerikane e zbarkuar në lindje të Mosulit në Irak ka filluar bombardimin e pozicioneve të DEASH-it si pjesë e operacionit për rimarrje të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i forcave Peshmerga, Omer Huseyin, deklaroi për AA se artileria amerikane e vendosur rreth 20 kilometra nga Mosuli ka sulmuar me obusë pozicionet e DEASH-it.

Sipas tij, në sulm kanë qenë të përfshirë edhe avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të. “Terroristët filluan të djegin goma për të bllokuar pamjen e avionëve luftarakë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit