1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shumica e njerëzve nuk kanë akoma celularë

Më të lexuarat

Duhet te kalojë dhe shumë kohë për botën për tu bërë totalisht mobile, pasi vetëm rreth 45% e njerëzve kanë pajisje mobile dhe shumica e kësaj përqindjeje vjen nga vendet si Kina dhe India, thuhet në një raport të GSMA.

Numri global parashihet që të kalojë 100% të popullsisë vitin e ardhshëm. Gjithsesi sipas raportit një numër i madh i përdoruesve është jo-ekzistues për shkak se shumë njerëz kanë nga dy kartela SIM ose edhe më shumë. Gjithashtu konstatohet se njeriu ka mesatarisht 1.85 kartela SIM.

Europa ka më shumë përdorues të pajisjeve mobile në botë

Numri total i përdoruesve të pajisjeve mobile vitin e ardhshëm do të bëhet 3.2 miliardë tha Q4 2012, dhe do të rritet në 4 milardë në pesë vitet e ardhshme, ndërkohë që popullsia e globit është rreth 7 miliardë.

Nuk duket si surprizë por u konstatua se Europa ka më shumë përdorues të pajisjeve mobile në botë, ku në Danimarkë, Finlandë, Gjermani dhe Angli rreth 90% e popullsisë kanë pajisje celulare.

Në Kinë shumica nuk kanë telefona celularë. Rreth 43 përqind kanë celularë për momentin kurse pritet se në pesë vitet e ardhshme të arrihet 52% tha GSMA.

Gjithashtu dhe në Indi, rreth gjysmë miliardë njerëz në zona rurale nuk janë të lidhur me pajisje mobile, dhe ky numër do të rritet ngadalë. /PCWorld

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit