1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ministri i jashtëm i Katarit: Vizita e emirit në Gazza, fillim i rindërtimit të qytetit

Më të lexuarat

Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i jashtëm i Katarit, shejh Xhasim bin Xhabir, është shprehur se vizita e emirit të Katarit në Gazza, përbën fillimin e rindërtimit të qytetit në bllokadë.

Xhasim deklaroi për Alxhazira, se mesazhi i Katarit është i qartë: Popullata e Gazzës jeton nën bllokadën izraelite për disa vite me radhë dhe tashmë është koha që arabët të marrin nisma për tu ardhur në ndihmë palestinezëve në bllokadë ekonomike. Qyteti ka nevojë të rindërtohet nga e para, pas luftës së 2008 dhe pas bllokadës disa vjeçare, të cilën për fat të keq, e kanë mbështetur disa liderë arabë.
Ai tha se kontributi i emirit me 400 milionë dollarë për Gazzën, është fillim i mbarë për rindërtimin e këtij qyteti. Ai tha se popujt arabë e refuzojnë bllokadën ndaj vëllezërve të tyre palestinezë, duke premtuar se gjërat do të ndryshojnë pozitivisht në interes të popullit palestinez.
Nisma e emirit të Katarit është përshëndetur dhe nga administrata amerikane, ku zëdhënësja e departamentit të shtetit, bëri thirrje që të bëhen përpjekje për fillimin e bisedimeve mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Vizita e emrit të Katarit, me të shoqen Mozën, kryeministrin dhe ministrin e jashtëm dhe një sërë personalitetesh të lartë, është etiketuar si historike.
Gjatë fjalës së tij, emiri vlerësoi qëndresën dhe rezistencën e popullit heroik të Gazzës përballë bllokadës izraelite dhe u bëri thirrje palestinezëve për unitet. Ai u bëri thirrje dy fraksioneve palestineze të ulen për bisedime dhe ti harrojnë mëritë. Nëse të zotët e shtëpisë nuk kujdesen për strehën mbi kokë, mos presin ta bëjnë këtë të tjerët – tha ai. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit