14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dalibor Jevtiq do ta dërgojmë Ligjin për Trepçën në Gjykatën Kushtetuese

Më të lexuarat

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq tha se me rastin e miratimit të Ligjit të Trepçës, Lista Serbe ka përgatitur një ankesë e cila do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të marrë shpjegim se” pse me këtë veprim është shkelur kushtetuta dhe ligjet e caktuara”.

“Ne presim që të marrin mbështetje për të sjellë këtë çështje përsëri në tryezë dhe të flasim për temën në mënyrë që të zgjidhet e tërë situata”, tha ai, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Lista Serbe, sipas Jevtiq do të përdor çdo mekanizëm ligjor dhe demokratik për ta zgjidhur siç e quajti ai “këtë problem”.

Ministri serb tha se Lista Serbe beson se të gjitha problemet dhe marrëdhëniet duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe tha se problemet nuk mund të zgjidhen në atë mënyrë që njëra palë të ftojë të tjetrën në takim për t`ia komunikuar pikëpamjet e veta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit