3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

PD i përgjigjet Tahirit: Po bën si vrasës i penduar

Më të lexuarat

Ish Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, edhe sot i ka dalë kundër Saimit Tahirit duke e vënë me shpatulla pas murit lidhur me deklaratën e tij të fundit.

Duke e cilësuar si një vrasës gjakftohtë, ai vijon të tallë Tahirin duke i numëruar humbjet me drogën. Sipas tij, Tahiri doli në deklaratë për median me zërin që i dridhej dhe gjuhën e trashur nga humbjet e fundit të miqve të tij trafikantë.

“Si nje vrases gjakftohte qe ben si i penduar per te perfituar nga falja, u shfaq sot Sajmir Tahiri para shqiptareve. Por vrasesi gjakftohte ne rastin me te pare, do kthehet prape tek vrasja e ashtu dhe Tahiri sa te filloje sezoni i mbjelljes do te kthehet prap tek arat e kanabisit, sepse kete ka bere per tre vjet me radhe, duke e 5-fishuar siperfaqen me kanabis, nga nje vit me pare.

Tahiri tha se i kuptoka qytetaret qe ngasja për të luftuar papunësinë, i çon te puna e paligjshme, i çon tek mbjellja e droges, por nuk tha se ai dhe Edi Rama e rriten papunesine dhe varferine pikerisht per ti detyruar ata te punojne si skllever ne parcelat e Habilajve, Balilajve e trafikanteve te tjere qe me lejen e tyre kultivojne kanabis.

Qe Tahiri nuk quan trafikante asnje nga kokat e krimit dhe trafikut ne Shqiperi, kjo eshte gjeja me e sinqerte qe ka thene ne 3 vjet minister. Madje jo vetem qe nuk i quan te tille por edhe kur situata i del jasht kontrollit e prokuroria a vendet partnere i quajne te tille, Tahiri i brendshem u jep mbrojtje, nuk i arreston dhe i ndihmon te arratisen, siç beri me Balilajt, Frrokajt e shume te tjere.

Sot Tahiri nuk tha asnje fjale per personin pergjegjes per 23 ton kanabis te sekuestruara nga Prokuroria ne Vlore. Nuk tha asnje fjale per policet qe me urdher te tij u japin mbrojtje dhe ruajne arat me kanabis. Nuk ka tha asnje fjale per kercenimin qe trafikantet i bene nje prokurori ne prani te policise.

Sot me zerin qe i dridhej e gjuhen e trashur nga humbjet e fundit te miqve te tij trafikante, u tha qytetareve mos mbillni kanabis edhe pse ata jane thejsht punonjes- skllever ne arat e miqve te tij.

E vetmja gje me kuptim qe duhej te bente sot Tahiri ishte dorëheqja, si njeriu qe i jep mbrojtje krimit dhe trafikanteve dhe qe pa te do te ishte i pamundur kanabizimin e Shqiperise”, përfundon reagimin në Facebook. /albeu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit