3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Presidenti Thaçi nuk ka bërë asgjë për dekriminalizimin e skenës politike

Më të lexuarat

Më tu ardhur në krye të vendit, Hashim Thaçi kishte premtuar se do të inicioj hartimin e një kodi me të cilin nuk do të lejohet që njerëzit e dënuar të jenë pjesë e skenës politike dhe institucionale.

Gjashtë muaj me pas nuk është raportuar për ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

“Indeksonline” ka kontaktuar me këshilltarin e presidentit, Thaçi, Ardian Arifaj, por ai ka sugjeruar qe pyetjet të adresohen në presidence dhe gjatë ditës zyra për informim e presidencës do të përgjigjej, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

E në anën tjetër, sekretari i AAK-së, Blerim Kuqi nuk pret qe kjo të bëhet nga ana e presidentit Thaçi sidomos në këtë kohe dhe ambient politikë.

“Do të ishte befasi e llojit të parë me prit prej presidentit Thaçi diçka të tillë. Me ju thënë të drejtën unë nuk pres fare. Kërkohet presion i madh prej të gjithëve qe kjo të realizohet”, ka thënë Kuqi për “Indeksonline”.

I pyetur se në cilën parti ka më shumë zyrtarë të hetuar, Kuqi ka thënë se kjo nuk është shumë më rëndësi. Ai ka thënë se AAK tashmë ka marrë vendim qe anëtaret e kësaj partie qe janë nën hetime të lirohen nga partia.

“Ne si parti në këtë aspekt jemi duke e diskutuar brenda partisë. Ne kemi marrë vendim si Këshill i Përgjithshëm qe të gjithë zyrtarët e AAK-së qe u bëhet e plotfuqishme aktakuza. Ata lirohen prej detyrave nga partia”, ka shtuar Kuçi.

Ndërsa, Ehat MIftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është e paqartë se si përmes Kodit Penal të Kosovës të rregullohet kjo çështje, ashtu si është proklamuar. Kjo pasi Kodi Penal, sipas tij. përcakton veprat penale të cilat ndiqen penalisht nga organet e ndjekjes.

Prandaj, ai vlerëson se kjo në njëfarë mënyre e bënë të pamundur që kjo fushë të rregullohet dhe t’iu pamundësohet vërtet personave të cilët bartin funksione publike dhe shtetërore në ushtrimin e funksioneve të tyre.

“Nisma e presidentit Thaçi, , do të mund të konkretizohej nëse vet partitë e politike nuk do të lejonin që personat të cilët janë nën hetime të jenë pjesë e listave zgjedhore, apo personat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza apo janë dënuar për vepra penale të korrupsionit të ushtronin funksione publike apo shtetërore”, ka thënë Miftaraj për Indeksonline.

Në bazë të praktikës se deritashme, Miftaraj thotë se është dëshmuar se mungon vullneti politik i bartësve kryesor të institucioneve shtetërore dhe i shumicës se kryetarëve të partive politike për të pastruar skenën politike në Kosovë, nga individë që udhëheqin komuna apo janë funksione tjera qeveritare dhe publike me aktakuza apo edhe në raste të caktuara me aktgjykime dënuese për vepra penale të korrupsionit.

“Sot në Kosovë ka numër të madh të Kryetarëve të Komunave apo funksionarë të lartë shtetërore që janë të akuzuar, ku një pjesë e ditës iu kalon nepër salla të gjykatës duke u gjykuar për korrupsion, kurse pjesën tjetër të ditës e kalojnë duke qeverisur me komunën ku ata janë të zgjedhur apo ne pozitat ku janë emëruar”, ka theksuar Miftaraj./Indeksonline.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit