3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ju kujtohet vogëlushja që u nxor e gjallë nga rrënojat nga zjarrfikësi? Shikoni momentin emocionues të ribashkimit me heroin e saj

Më të lexuarat

Derisa Abu Kifah mban me kujdes në duar vajzën e vogël me sy të mëdhenj ngjyrë kafe, nuk mund të ndalte lotët e gëzimit që ka arritur ta shpëtojë atë.

E veshur në rroba ngjyrë të verdhë, ajo tani është e pastër, e sigurt e lumtur dhe me vetëm disa gërvishtje të vogla në fytyrë, që i kanë mbetur si pasojë e rrënojave të ndërtesave të bombarduara në sulmet ajrore, transmeton Telegrafi.

 

Por ajo nuk e dinë se burri që po e mbanë në duar është njeriu që ia kishte shpëtuar jetën, derisa e kishte nxjerrë nga rrënojat e mbuluar në pluhur në qytetin sirian Idleb.

Kifah zjarrfikës i përkushtuar në profesionin e tij, nuk kishte mundur të ndalojë lotët e gëzimit në momentin që e kuptoi se vajzën që po e nxirrte nga rrënojat ishte gjallë.

 

Por pamjet e atij moment kishin përlotur edhe miliona njerëz nga e mbarë bota, të cilët me vëmendje ndiqnin momentin e shpëtimit të vogëlushes.

Abu Kifah është ribashkuar me vogëlushen Wahida Ma’artouk, vetëm një javë pas ngjarjes së tmerrshme që rrëqethi të gjithë.

 

22-vjeçari i cili ishte i vendosur ta shpëtojë Wahidan, ka bërë një udhëtim bukur të gjatë për ta takuar vogëlushen dhe të shëtisë nëpër lagjen ku ajo është rritur.

“Sërish jam ndjerë sikur të ishte vajza ime. Në momentin që sërish e kam kapur më është kujtuar momenti kur gjatë natës e nxora nga rrënojat. Por fatmirësisht kësaj radhe nuk kam qarë si atë natë”, ka deklaruar Kifah.

5-21 6-17

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit