0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdogan dënon Kongresin Amerikan për shkak të ligjit 9/11 kundër Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Presidenti turk, Erdogan ka dënuar Kongresin Amerikan për shkak të votimit, më të cilin është refuzuar vetoja e presidentit Obama në ligjin që lejon të afërmit e viktimave të sulmeve terroriste në Amerikë, të padisin Arabinë Saudite.

Erdogan ka thënë se pret që ky veprim i Kongresit të ndryshohet sa më parë, dhe se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit janë bërë më të afërta muajt e fundit, në kohën kur të dy vendet kanë interesa të përbashkëta në Siri, njofton AFP.

Erdogan ka bërë këtë deklaratë në pallatin e tij një ditë para se të presë Princin e Saudisë,  Mohammed bin Najefa.

Vendimi i Kongresit të SHBA për të lejuar ngritjen e padisë kundër Arabisë Saudite për shkak të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011, është për të ardhur keq. Kjo është kundër parimeve të përgjegjësisë penale individuale për krime të shkaktuara. Pres që ky hap i gabuar të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Erdogan gjatë një fjalimi.

AFP thotë se familjet e viktimave të sulmeve terroriste në SHBA, në të cilat u vranë të paktën 3,000 njerëz, kanë udhëhequr një fushatë për miratimin e këtij ligji, të bindur se qeveria saudite ka pasur gisht në këto sulme. Nga 19 pengmarrës që kryen sulmet, 15 prej tyre ishin shtetas të Arabisë Saudite, por nuk është dëshmuar ndonjëherë çfarëdo lidhje e qeverisë saudite me sulmet.

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka quajtur refuzimin e vetos së tij në Kongres “precedent të rrezikshëm”, ndërkohë që Arabia Saudite ka paralajmëruar se ky vendim mund të ketë “pasoja katastrofike”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit