8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Inshallah”, projekti i fundit i Sting në solidarizim me refugjatët

Më të lexuarat

Këngëtari i njohur Sting ka takuar së fundimi një grup muzikantësh refugjatë nga Siria në Berlin, dhe ka kërkuar lejen e tyre për të inçizuar një këngë, në të cilën ai paramendon veten si një refugjat në një anije, i cili është në kërkim të një vendi më të sigurtë.

64-vjeçari ka kohë që është përfshirë në aktivitetet e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç është Amnesty International, dhe së fundmi ai është prononcuar edhe në lidhje me krizën e refugjatëve.

“Inshallah është një fjalë e mrekullueshme arabe që ka kuptimin e një lloj dorëheqjeje – në qoftë se është vullnet i Zotit ashtu do të bëhet – dhe është fjalë e cila jep shpresë dhe kurajo”, thotë Sting.

Muzikanti ka shtuar se nuk di se si do të jetë përfundimi politik i krizës së refugjatëve.

“Por mendoj se, nëse ekziston zgjidhja, ajo duhet të jetë e rrënjosur në dhembshuri për viktimat e luftës në Siri, viktimat e varfërisë në Afrikë dhe ndoshta viktimat e ardhshme të ngrohjes globale”, ka thënë ai.

“Gjithmonë kam menduar se optimizmi është strategjia më e mirë jetësore dhe ashtu mendoj edhe tani, por është gjithnjë e më e vështirë të jesh optimist sot”, thotë Sting. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit