7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Twitter heq limitin prej 140 karaktereve

Më të lexuarat

Limiti prej 140 shkronjave i Twitter ka qenë njëri prej tipareve dalluese të ueb faqes për shumë vite tashmë.

Fillimisht i prezentuar për shkak të limitit të SMS-ve, kufizimi u ka penguar shumë përdoruesve të cilët e kanë parë atë si një mangësi.

Më 19 shtator, gjithçka ndryshon. Për dallim me risinë e sjellur në mesazhet direkte, Twitter nuk do të rris gjatësinë e një cicërrime, mirëpo do të ndryshoj matjen e limitit. Imazhet dhe shtojcat tjera nuk do të marrin më hapësirë të shkronjave, duke lënë kështu vend për mesazhe.
Kjo risi nuk është e rastësishme, pasi që përdoruesit e rrjetit social kanë kërkuar për një kohë të gjatë fleksibilitet në cicërrima.

Sipas the Verge, ndryshimet e reja në Twitter do të vijnë të hënën tjetër dhe cicërrimat do të rriten në gjatësi falë këtyre ndryshimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit