Policia e Kosovës ka nisur një aksion në gjithë Kosovën për luftimin e kontrabandës më mallra. Policia në këtë aksion ka përfshirë rreth 50 lokacione të tilla.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Operacion policor në nivel vendi, në rreth 50 lokacione për luftimin e kontrabandës me mallra”, ka thënë shkurt Hoxha.