2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Nëse nuk liberalizohen vizat Turqia nuk do të zbatojë marrëveshjen me BE-në”

Më të lexuarat

Në konferencën e përbashkët për media të organizuar para takimit me Komisionerin e BE-së për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avraopulos dhe mes delegacioneve në ministri, Çelik ka folur për zhvillimet në rendin e ditës

Ministri Turk për Çështje të Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Ömer Çelik, në lidhje me qëndrimin e disa liderëve evropian, tha se “Shohim shumë politikanë brenda Evropës që kanë hyrë në një trend kundër Turqisë. Kjo nuk është gjë e mirë si nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-BE, ashtu edhe për të ardhmen e Evropës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për media të organizuar para takimit me Komisionerin e BE-së për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avraopulos dhe mes delegacioneve në ministri, Çelik ka folur për zhvillimet në rendin e ditës dhe iu është përgjigjur pyetjeve.

Duke theksuar se Avramopulos e njeh mirë Turqinë nga afër dhe se është një demokrat i vërtetë i cili ka treguar solidaritet me Turqinë në kohë të vështira, Çelik theksoi se ai është njëri nga personat nga Evropa i cili mbrëmjen e grusht të shtetit ka deklaruar se e mbështet Turqinë dhe demokracinë.

Çelik rikujtoi edhe njëherë deklaratën e Avramopulos në lidhje me tentativën për grusht shteti, i cili kishte thënë se kjo tentativë kundër presidentit dhe qeverisë së zgjedhur në të njëjtën kohë ishte sulm ndaj demokracisë si vlerë që e mbron Evropa, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.

Çelik vuri në pah se masat e nevojshme në kuadër të procesit pas tentativës për grushtit të shtetit po vazhdojnë dhe se Turqia si shtet ligjor do të veprojë e përkushtuar ndaj parimeve, për ç’arsye do të tregohet kujdes që autorët e tentativës për grusht shteti të japin llogari para ligjit dhe drejtësisë.
Çelik më tej theksoi se shumica e dëshmorëve të 15 Korrikut kanë qenë civilë, duke shtuar se kjo tregon që në Turqi ekziston demokraci e klasit të parë dhe se populli turk është dëshmi për përkushtimin ndaj saj.

Duke thënë se një shtet demokratik mund të kritikohet, mirëpo kjo nuk duhet shndërruar në kundërshtim, Çelik vazhdoi: “E shohim se shumë politikanë brenda Evropës kanë hyrë në një trend kundër Turqisë. Kjo nuk është gjë e mirë si nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-BE, ashtu edhe për ardhmërinë e Evropës. Çdo herë them të fokusohemi në agjendën e përbashkët. Ka shumë gjëra për të bërë në agjendën tonë të përbashkët. Bota përballet me krizë ekonomike dhe politike. Vlerat që duhet t’i mbrojmë janë nën rrezikun që kanoset nga terrorizmi. Kemi shumë punë për të bërë kundër të gjitha këtyre. Turqia ka realizuar marrëveshjen e 18 marsit me BE-në. Ne do të vazhdojmë të ngelemi brenda kornizave të marrëveshjes së 18 marsit. Në saje të kësaj, barrën e vërtetë po e bart Turqia dhe shteti i parë të cilin e ka kontaktuar më pas brenda këtij bashkëpunimi ishte Greqia. Falë kësaj marrëveshjeje, barra e një Evrope të tërë, kriza me të cilën përballet Evropa, u menaxhua. Si rrjedhojë, u kuptua se sa është e rëndësishme kjo marrëveshje për sigurinë e BE-së përmes mekanizmave të reja, sigurinë globale dhe parandalimin e krizave të reja humanitare dhe ekonomike.”

Ndërkaq, në lidhje me deklaratën e Komisionerit për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerim pranë Komisionit Evropian (KE) Johannes Hahn se “Turqia ka nevojë për ndihmën prej tre miliardë eurosh të cilën ia ka premtuar BE-ja për refugjatët”, Çelik tha se kjo nuk është gjuha e BE-së dhe se e njëjta është e gabuar dhe përjashtuese e Turqisë.

Çelik rikujtoi se deri më tani Turqia ka harxhuar rreth 20 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, Çelik e komentoi edhe deklaratën e Komisionerit për Ekonomi Digjitale pranë KE-së Günther Oettinger se “Anëtarësimi i Turqisë në BE në dhjetë vitet e ardhshme nuk është realist dhe se për këtë mund të flitet pas largimit të Erdoğanit”, duke thënë se kjo nuk është qasje e duhur në aspektin e vlerave të përbashkëta.

Çelik vuri në pah se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka drejtuar shumë reforma dhe se gjatë natës së tentativës për grusht shteti, ai dëshmoi se është demokrat i vërtetë i cili ecën mbi tanke, helikopterë dhe avionë dhe i cili si president shteti ka mbrojtur vullnetin e popullit.

Duke thënë se do të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së që do ta ketë si temë terrorizmin dhe që do të mbahet më 2-3 shtator në kryeqytetin e Sllovakisë Bratislavë, Çelik njoftoi se aty po ashtu do të informojë rreth tentativës për grusht shteti dhe procesin që pasoi.

Procesi i liberalizmit të vizave

Duke vënë në dukje se mekanizmi mes BE-së dhe Turqisë duhet të vërehet se me sensin dhe plan veprimin e përbashkët mund të zgjidhen probleme të mëdha Çelik ka rikujtuar se Turqia është besnike ndaj qarkores së Marrëveshjes së ri-pranimit dhe se ajo ka zbatuar përgjegjësitë në lidhje me të.

Ndër të tjera pasi ka tërhequr vëmendjen se refugjatët që ka premtuar të marrë BE-ja ende nuk janë vendosur në vendet anëtare dhe se deri tani është shumë i ulët numri i refugjatëve që BE-ja ka marrë nga Turqia, Çelik ka rikujtuar se edhe ndihma monetare që BE-ja i ka premtuar Turqisë nuk është dërguar ende.

“Më e rëndësishmja është që nëse nuk realizohet liberalizimi i vizave Turqia nuk do të zbatojë Marrëveshjen e Ri-pranimit” ka theksuar Çelik.

Ndër të tjera Çelik ka tha se Turqia me strehimin e afërsisht 3 milionë refugjatëve ka treguar një qëndrim të mrekullueshëm në krahasim me vendet anëtare të BE-së që kanë deklaruar se “marrja e refugjatëve është në kundërshtim me identitetin kombëtarë”.

Çelik ka shtuar gjithashtu se pritshmëria e Turqisë është që aleatët e sajë të përmbushin përgjegjësitë e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit