-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Forcat ruse sulmojnë Idlibin me bomba fosfori

Më të lexuarat

Avionët luftarak rusë kanë sulmuar të mërkurën me bomba fosfori rajonet të cilat mbahen në kontroll nga opozita siriane duke vrarë dy persona, thonë për Anadolu Agency (AA) burime nga mbrojtja lokale.

Avionët kishin sulmuar qytetin Taftanaz, thanë burimet e lartpërmendura duke folur në kushte anonimiteti.

Fosfori i bardhë është një substancë kimike e cila përdoret për mbushje të bombave dhe granatave, por që nuk konsiderohet si armë kimike siç janë gazi dhe klori.

Ekspertët për armatim thonë se përdorimi i fosforit shkakton djegie fatale dhe të dhimbshme. Thuhet se trupat ruse e kanë përdorur në vitin 1994 gjatë betejës së Groznit në Çeçeni.

Banori i Taftanazit, Abu Mervan tha për AA se avionët e Rusisë fillimisht kishin sulmuar me municion thërrmues para se të sulmojnë me bomba fosfori.

“Bombat të hedhura në zonat e banuara shpërthenin pa ndalur për 30 minuta” tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit