7.4 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Vendet e rezervuara në Kuvend antikushtetuese

Më të lexuarat

Komunitetet pakicë po kërkojnë edhe dy mandate në ulëset e Kuvendit të Kosovës, madje ata kanë marrë mbështetjen edhe te ambasadorët e vendeve të Quintit, por kjo kërkesë e tyre si duket nuk do të jetë e realizueshme, pasi që dy partitë më të mëdha në Kuvend nuk pajtohen me kërkesën, madje e vlerësojnë edhe si antikushtetuese.
Kërkesës së pakicave për të pas karrige të rezervuara në Kuvend, iu ka shtuar edhe një raport lëshuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK), ndërkohë janë zhvilluar bisedime mes Qeverisë së Kosovës dhe pakicave serbe për të arritur deri te një marrëveshje, por ende nuk dihet rezultati përfundimtar.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Slobodan Petrovic ka thënë për KosovaPress se kjo kërkesë është e të gjitha pakicave, që siç e ka quajtur ai “një diskriminim pozitiv”, të shtimit edhe të dy mandateve.

Por deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe njëherë hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami ka thënë se kërkesa e tyre del përtej pakos së Ahtisaarit, pasi që një kërkesë e cila nuk ka bazueshmëri.

Nga ana tjetër, deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kërkesa është e paarsyeshme e palogjikshme dhe antikushtetuese. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit