5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çavuşoğlu reagon në lidhje me operacionin “Mburoja Eufratit”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e radhës të Komitetit të Këshillit të Ministrave të Evropës dhe ministren e Jashtme të Estonisë, Marina Kaljurand, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, në lidhje me operacionin “Mburoja Eufratit” kundër DAESH-it tha se “Qëllimi ynë është të zmbrapsim nga veriu e poshtë organizatën terroriste DAESH. Që në fillim ne këtë e kemi planifikuar me SHBA-në, e cila do të dërgonte HIMARS-et, por që fatkeqësisht nuk kanë ardhur akoma. Aktualisht në operacion në njërën anë vazhdojmë luftën me tanket tona dhe në të njëjtën mënyrë me të gjithë mundësitë tona. Edhe opozita e moderuar ka hyrë këtu. Tanket tona janë duke vepruar për të garantuar këto kalime. Veprimet e Forcave tona të Armatosura janë duke vazhduar momentalisht ashtu siç është planifikuar pa ndërprerje. Gjithashtu po bashkëpunojmë edhe me koalicionin në lidhje me mbështetjen ajrore.”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se elementët e YPG duhet të kalojnë përtej Eufratit, Çavuşoğlu u shpreh: “Edhe elementët e YPG-së brenda forcave demokratike duhet të kalojnë sa më parë në lindje të Eurfratit. SHBA ka bërë premtimin për këtë. Kjo është marrëveshja që ne kemi rënë dakord. Në të kundërt e shpreh shumë qartë se ne do të kryejmë atë që do të jetë e nevojshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit