2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lindja e nipave të Pejgamberit a.s, Hasanit dhe Husejnit

Më të lexuarat

Vitin e tretë hixhrij ka lindur nipi i Pejgamberit, udhëheqësi i urtë dhe fisnik Hasani r.a.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ia lexoi emrin dhe i theri Akika. (Ahmedi dhe Ebu Davudi). Akika është therja e Kurbanit për fëmijën e posalindur. Hasani r.a. më shumë se të gjithë i ngjante Muhamedit a.s.

Ndonjëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e vinte mbi supet e tij dhe lutej: “Zoti im, unë në të vërtetë e dua, doje edhe Ti dhe duaji edhe ata që e duan atë!” Duke lavdëruar cilësitë e tij, i Dërguari i Allahut për Hasanin ka thënë: “Nipi im është zotëri dhe ndoshta Allahu ka për ta bërë që të pajtojë mes dy grupimeve shumë të mëdha.(Buhariu dhe Muslimi)

Në muajin Sha’ban të vitit të katër hixhri, ka lindur nipi i dytë i Pejgamberit a.s. fisniku Husejn ibn Ebi Talib. Edhe atij sikur Hasanit i Dërguari i Allahut s.a.v.s ia lexoi emrin dhe i therri akika. Hasani dhe Husejni kanë qenë bijtë e Aliut dhe Fatimes r.a. vajzës së Pejgamberit a.s.

Për këta dy Muhamedi a.s. ka thënë: “Ata janë dy lulet e mia në këtë botë. Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve në xhenet.”

Për Husejnin ka thënë: “Husejni është i imi, ndërsa unë jam i Husejnit.”

“Allahu e ka dashur atë që e donë Husejnin! Husejni është njëri nga nipat e mi.” (Buhariu, Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, Tirmidhiu, ibn Maxhe).

Burimi: akos.ba

Përktheu: A. D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit