1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

MBJELLËN 1.000 PEMË PËRRETH AUTOSTRADËS

Më të lexuarat

Fëmijë të moshave nga 14 – 15 vjeç, nga shkollat e mesme të Komunës së Suharekës, i janë bashkuar vullnetarëve të stafit të Bechtel Enka në iniciativën e tyre për të mbjell 1000 rrënjë pemë në nyjën lidhëse të Dules.

“Me mesazhin ‘Mbill një Pemë, Ndërto rrugën e Jetës’, ky aktivitet është pjesë e programit që Projekti i Autostradës së Kosovës ka për mbrojtjen e ambienti. Përmirësimi dhe ruajtja e natyrës që na rrethon është një mësim i rëndësishëm për të gjithë brezat por ky aktivitet është veçanërisht për t’u vlerësuar pasi pjesëmarrës dhe protagonistët e vërtetë të saj janë brezi i të ardhmes së qytetareve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të kompanisë Bechtel Enka, raporton Kosovapress.

Ky aktivitet u ndoq nga Ministri i Infrastrukturës dhe Ministri i Ambientit të Kosovës.

“Është emocionuese të shohësh që fëmijët që dolën vullnetarë në këtë ditë mbjelljesh do jenë në gjendje t’i shohin këto pemë tek rriten. Ne jemi shumë të lumtur që po kontribuojmë për të sjellë fëmijët më afër asaj që nesër do jetë e ardhmja e tyre, një infrastrukturë moderne në një ambient të mbrojtur dhe të pasuruar”, ka thënë drejtori i projektit, Mike Mix.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Muja e konsideron këtë aktivitet një shembull për t’u ndjekur dhe në projekte të tjera. “Kosova ka nevojë për këtë autostradë aq sa ka nevojë ta ruajë dhe mirëmbajë këtë pasuri por dhe ambientin rreth saj”, ka deklaruar ministri Mujota.

Ndërsa, Dardan Gashi, ministër i ambientit ka thënë se është një shenjë pozitive të shohësh si projekte të mëdha ndërtimi, siç është dhe autostrada e Kosovës, jo vetëm fokusohen në dorëzimin e saj brenda standardeve dhe cilësisë por që ndjekin dhe praktikat e mira ambientaliste.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit