3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

4 rregulla qe te mos e merrni gripin nga zyra ku punoni

Më të lexuarat

Gripi perhapet gjithnje e me shume ne dite te ftohta. Nese keni nje pune zyre, ja se cfare duhet te beni qe mos e shperndani ate me njeri tjetrin.

1. Mos shkëmbeni me njeri-tjetrin telefonat me prekje

Telefonat me prekje qe zakonisht shkojnë nga dora ne dore për te pare ndonjë foto, video apo diçka tjetër janë fole mikrobesh. Ne mënyre te paevitueshme, rreth 30% e viruseve apo baktereve qe tashme janë ne ekranin e telefonit vijnë nga duart tuaja. Kujdes, këto te fundit do jene ne kontakt me sytë, gojën apo hundën…

2. Lajini shpesh duart

Sipas specialisteve edhe ne periudhën kur gripi qarkullon me shpejtësi te madhe, ne nuk i lajme duart aq sa duhet. Ne fakt ato janë porta hyrëse për viruse dhe ne mënyrë te pavetëdijshme mund te prekim gojën dhe hundën.
Mos prekni objekte kolektive dhe nëse kësaj nuk i shmangeni dot lani rregullisht duart me sapun apo xhel hidro-alkoolik.

3. Ajroseni shpesh zyrën

Duhet me patjetër qe viruset te shpërndahen ne një ambient me te madh ne mënyrë qe te ulet edhe rreziku i kontaminimit. Për këtë ajroseni zyrën disa here ne dite edhe nëse bën i ftohte i madh. Dhjete minuta janë te mjaftueshme. Nëse keni mundësi mund te përdorni edhe spray-e te cilat vrasin mikrobet.

4. Shmangni puthjet/perqafimet/shterngimet

Ne periudhe gripi, shmangni sa me shume puthjet e mëngjesit dhe dhëniet e duarve neper mbledhje. Ne fakt e mira është te mos mblidheni neper vende shume te vogla. Gjate kësaj kohe, specialistet rekomandojnë një largësi prej 2 metrash midis personave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit