2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia i sulmoi caqet brenda Sirisë

Më të lexuarat

Turqia thotë se ushtria e saj i ka sulmuar caqet brenda Sirisë fqinje, në përgjigjje të bombës së hedhur nga Siria, nga e cila janë vrarë pesë civilë të Turqisë.

Zyrtarët e Sirisë thanë se ata po zhvillojnë hetime për hedhjen e bombës, dhe se kanë shprehur ngushëlllime për viktimat.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar, Ban Ki-moon, ka kërkuar që qeveria e Sirisë ta respektoj integritetin territorial të fqinjëve dhe ka tërhequr vërejtjen se konflikti tashmë 19 mujor në Siri, po i dëmton gjithnjë e më tepër vendet e tjera në rajon.

Turqia ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara, që të ndërmarrin “aksion të domosdoshëm” për ndaljen e agresionit të Sirisë.

Në takimin e ambasadorëve të NATO-s në Bruksel, i është bërë thirrje Sirisë që menjëherë t’i ndalë “aktet agresive” kundër Turqisë, që është anëtare e NATO-s. Është shprehur mbështetje e plotë për Turqinë.

Në Uashington, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se ishte e “tmerruar” lidhur me sulmin nga Siria në Turqi./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit