5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Shpërblim i dytë për kokën e regjisorit anti-islam

Më të lexuarat

Për herë të dytë në më pak se dy javë, një figurë e respektuar publike në Pakistan vendosi një shpërblim personal për këdo që do të vrasë regjisorin e filmit “Pafajësia e Muslimanëve”, një film i vlerësuar si fyes prej besimtarëve.

Ish-ligjvënësi Ikramullah Shahid, duke folur përpara një turme demonstruesish në qytetin e Pashavarit, deklaroi se do të shpërblejë me 200 mijë dollarë këdo që do të arrijë të vrasë regjisorin, një egjiptian me besim të krishterë kopt.

Deklarata u bë në një manifestim të ri kundër filmit, përballë 15 mijë pakistanezëve që marshuan në mënyrë paqësore për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Gjatë javës së shkuar, ministri aktual i Hekurudhave në Pakistan, Ghulam Ahmad Bilour, ofroi një shumë prej 100 mijë dollarësh për atë që do të vriste “blasfemuesin”.

I pyetur nga “CNN”, pasi Islamabadi zyrtar dënoi fjalimin e tij, Bilour saktësoi se po fliste në emër të tij dhe se oferta nuk ishte zyrtare, por personale.

”Në radhë të parë jam një musliman dhe vetëm më pas një përfaqësues i qeverisë dhe shtetit pakistanez”, argumentoi ministri. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit