3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

E rrallë, besimtari dhuron 250 mijë euro truall, në plane një xhami për Paskuqanin

Më të lexuarat

Prej ditës së sotme, Myftinia e Tiranës është bërë pronare e një trualli prej 1400 metër katrorë në Paskuqan, dhuratë kjo nga një besimtar mysliman.Dhuruesi siç zbulohet dhe nga komentet e besimtarëve që shkëmbejnë me kreun e Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra, i cili bëri me dije dhe lajmin, është një besimtar nga Kalaja e Dodës, i cili e bleu dhe e dhuroi tokën. Vlera e truallit është 250 mijë euro dhe është dhuruar pa kushte, në shërbim të besimtarëve qoftë për të ndërtuar apo për investim.Vetë Gurra thotë se në plane është ndërtimi i një xhamie në Paskuqan për besimtarët. 


“Perkunder fjaleve te shumta qe jane hiçgje, perkunder debatimeve shterpe mbi fene, perkunder grupimeve e klanizimeve, perkunder etiketimeve te te tjereve dhe te frikerave te moskomunikimit mesveti si njerez te besimit dhe qyteterimit, kam besuar fuqishem se ky vend behet dhe behet dhe se ka akoma njerez e besimtare qe sherbejne, japin e sakrifikojne per fene e DREJTE te te Madhit ZOT dhe per Shqiperine. ‎MİRENJOHJE per Te Tille Besimtare Burra.‪ ‎Keshtu Behet İnstitucioni dhe SHQİPERİA e Besimit Te PAQES”, shkruan ai. Oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit