4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Veselit

Më të lexuarat

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët i ka quajtur koka të krimit.
VV-ja ka thënë se dorëheqja e Adem Grabovcit nga pozita e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, është pranim i fajësisë për krim të organizuar, korrupsion dhe kapje të shtetit.
“Ekzekutuesi e pranoi fajin, kërkojmë dorëheqjen e kokave të krimit! Adem Grabovci fillimisht u orvat të shpëtonte nga presioni publik duke fyer inteligjencën e qytetarëve duke dhënë arsyetime absurde që gjoja qenka angazhuar për të rritur punësimin në Kosovë, por i përballur me zemërimin e publikut, u detyrua që më në fund të pranojë fajet e tij ndaj Republikës dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje thekson se dorëheqja e Grabovcit nga drejtimi i grupit parlamentar të PDK-së është e pamjaftueshme dhe ka kërkuar nga ai që të heqë dorë edhe nga pozita e deputetit.
“Ai duhet të heq dorë edhe nga pozita e deputetit, nënkryetarit të PDK-së si dhe nga çdo funksion tjetër politik e publik. Në anën tjetër, ai duhet urgjentisht të ndiqet penalisht dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e tij të pista”, thuhej më tej.
“Dorëheqja e tij nuk mjafton, ngase – siç e pranon edhe vetë ai – Adem Grabovci ishte vetëm ekzekutues që urdhrat i merrte vazhdimisht nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Populli i Kosovës nuk mjaftohet me dorëheqjen e një ekzekutuesi përderisa kokat e krimit që e udhëhiqnin atë janë ende në krye të shtetit tonë”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht dorëheqjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si dhe arrestimin e tyre të menjëhershëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit