1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

LETRA E MUHAMMEDIT, alejhi’s selam DREJTUAR TË GJITHË MUSLIMANËVE

Më të lexuarat

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihme kërkojmë. Përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhammed Mustafanë, familjen, shokët dhe mbarë pasuesit e tij!

Për kë kjo letër?
Kjo letër i drejtohet çdo muslimani te gjalle ne faqen e dheut, qe jeton nen qiellin e Allahut, han nga toka e Tij, pinë nga uji i Tij, disponon ne begatinë e te dëgjuarit, te shikuarit dhe te menduarit nga krijimtaria e Tij…
Kjo letër i drejtohet te gjithëve…atyre qe janë larg e afër andaj le te dëgjojnë me kujdes te gjithë letrën e Muhammedit, alejhi’s selam!

Vëlla!
Ndoshta i lexon këto fjale e me pas nuk iu kushton aspak rëndësi dhe sikur, për ty, janë mendime apo ide te pavlera, qe te kalojnë para syve pa i menduar dhe shqyrtuar aspak.
Ndoshta i lexon këto fjale dhe i shqyrton dhe kështu ke dobi!
Ndoshta bën kështu e ndoshta bën ashtu por unë shpresoj se ti do te jesh prej grupit te dyte e assesi prej grupit te pare! Po kam dëshire qe ti të jesh prej grupit te dyte, prej atyre qe e duan te dërguarin e Allahut dhe qe janë tepër kureshtare për ta respektuar atë, për t’i përfillur urdhrat e tij dhe për t’iu shmangur ndalesave te tij!

Me rëndësi është se këto fjale do te jene argument kundër teje atë dite kur do ta takosh Allahun kështu qe eja me ne, hapi veshët dhe sytë si dhe hape mendjen dhe zemrën tënde…Përgatitu qe ta dëgjosh shkresën e te dërguarit tënd ngase:
“إنَّ فِي ذَلِكَ لَذِكْرَى لِمَن كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ
Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente”. (Kaf, 37)

O ummeti im! Respektomëni!
Thotë Allahu i Madhëruar:
” مَّنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللّهَ وَمَن تَوَلَّى فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا
 Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre”. (en Nisa, 80)
” وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër”. (el Hashr, 7)
A ka ndonjë te mençur qe e dëshiron Xhennetin? A ka ndonjë te zgjuar qe dëshiron lumturinë ne te dy botët?

O ummeti i Muhammedit!
Dijeni se lumturia e vërtetë është ne respektin për Allahun dhe te dërguarin e Tij, siç thotë Allahu:
” وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَـئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَـئِكَ رَفِيقًا
E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (en Nisa, 69)

Dijeni se dëshpërimi me i madh është ne mëkatet dhe kundërshtimet qe ua bëjmë Allahut dhe te dërguarit te Tij, siç thotë Allahu:
” وَمَن يَعْصِ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَارًا خَالِدًا فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُّهِينٌ
Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë”. (en Nisa, 14)
Kush e dëshiron Xhennetin do ta arrije atë por me një kusht: Respektin dhe nënshtrim ndaj Allahut dhe te dërguarit te Tij ne çdo gjë qe e urdhëruan apo ndaluan prej saj. Ky është një parim i përgjithshëm i fesë se Allahut. Ndërsa sa i përket atyre qe kundërshtojnë Allahun dhe te dërguarin e Tij, refuzojnë veprimin sipas kushtetutës se Allahut, Kur’anit dhe Sunnetit, fundi i tyre do te jete ne zjarre. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
” كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى.. قالوا: ومن يأبى يا رسول الله؟!! قال: من أطاعني دخل الجنة, ومن عصاني فقد أبى
Tërë ummeti im do të hyjnë në Xhennet përveç atyre që refuzojnë. E kush refuzon o i dërguari i Allahut?- pyeten njerëzit. Kush me respekton mua hyn ne Xhennet ndërsa kush me refuzon ai veç ka refuzuar te hyje ne Xhennet”.
Të vërtetën e ke thënë o i dërguari i Allahut! Lavdimi i Allahut qofte mbi ty!
O ummeti im! Ku është morali im?!
Morali ishte mision i Muhammedit, alejhi’s selam, ishte tipar gjate tërë jetës së tij, dhe mu për këtë ai ka thënë:
” إنما بعثت لأتمم مكارم الأخلاق
Jam dërguar për përsosjen e tipareve te larta të moralit”.
Aisheja, nena e besimtareve, rrëfen për moralin e Muhammedit, alejhi’s selam e thotë:
” كان قرآنًا يمشي على الأرض
Ai ishte Kur’an qe ecte neper toke”.

Një moment të lutem!
Pejgamberi, alejhi’s selam te urdhëron me lëmoshë, sinqeritet, amanet, përmbushje te premtimit, fqinjësi te mire, ulje te shikimit, te ndalon te jesh gënjeshtar, arrogant, i paturp, mizor, epsharak, dhe nëse do rezultatin e kësaj shih:
” إن الرجل ليدرك بحسن خلقه درجة الصائم القائم
Njeriu me moral te mire do te arrije gradat e atij qe ka agjëruar dhe është falur shumë”. (Shejh Albani ne Silsiletu’s sahihah, 2/435, thotë se hadithi është sahih)

O ummeti im!
Ju jeni ummeti i fundit, jeni ithtarët e shpalljes se fundit qiellore, jeni ummeti me i mire qe ka pare ndonjëherë njerëzimi andaj mbahuni për traditës dhe moralit të të dërguarit tuaj nëse doni te shpëtoni, te lartësoheni, te përkraheni, te ngadhënjeni… Ndryshe, shkatërrimi, konfuzioni, disfata, pësimi, do te jene sinonime tuajat.

O ummeti im! Përmirësoni e mos shkatërroni!

O ummeti i Muhamemdit! Koha do te kaloje e shkoje ndërsa gjenerata do te ndërrohen njëra pas tjetrës: gjenerata e mire përmirëson ndërsa e çrregulluara shkakton trazira, rrëmuja e skandale, dhe secila gjenerate, ashtu siç ka vepruar ashtu edhe do ta ketë shpërblimin.

O ummeti im!
Nëse jetoni me arrogante mos heshtni ndaj te këqijave te tyre!
Nëse jetoni me ata, qe vjedhin pasurinë e ummetit mos heshtni!
Nëse jetoni me ata, qe iu ushqejnë me ushqime te helmuara mos heshtni!
Assesi, mos heshtni, ndryshe do te jeni sikur ata…Refuzoni çdo lloj te mizorisë dhe mizorëve. Mos iu nënshtroni padrejtësisë por refuzojeni atë, dhe thuajeni te vërtetën edhe nëse është e hidhur dhe askujt përveç Allahut mos ia keni friken. Thotë Allahu:
” فَاللّهُ أَحَقُّ أَن تَخْشَوْهُ إِن كُنتُم مُّؤُمِنِينَ
Më e drejtë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë”. (et Tewbe, 13)
Ky ummet ngadhënjeu me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur iu kundërvu renegateve dhe me Imam Ahmedin, kur kundërshtoi teorinë e krijimit te Kur’anit. Ata ishin njerëz, qe njeri prej tyre peshonte sa tërë njerëzimi sot, ata ishin nxënës te shkollës se Muahammedit, alejhi’s selam. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
” إن الناس إذا رأوا الظلم (أو الظالم) فلم يأخذوا على يديه أوشك الله أن يعمهم بعقاب
Kur njerëzit ta shohin te padrejtën apo mizorin e me pas nuk e ndalin, ka gjasa qe prej Allahut t’i përfshijë një ndëshkim i përgjithshëm (qe kap tiranin dhe te drejtin)”. (Hadithi është autentik)

O ummeti im! Përgëzohu!
Mos u trishto, mos u pikëllo, mos u nënshtro ngase Allahu është me ty, Ai është ndihmëtari yt nëse ti e ndihmon Atë, siç thotë:
” يا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن تَنصُرُوا اللَّهَ يَنصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ
O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja”. (Muhammed, 7)

O ummeti islam!
Tërë ky poshtërim, nënçmim dhe dobësi do te ndryshojnë dhe largohen e ne vend te tyre do te vjen krenaria, forca dhe mbizotërimi…Ajo qe ju duhet ta bëni është përqendrimi në të vërtetën, mbrojtja e se vërtetës dhe dijeni se Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtareve iu takon fundi, ngadhënjimi dhe krenaria. Thotë Allahu:
“يُرِيدُونَ لِيُطْفِؤُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ * هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَAta duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë”. (es Saff, 8-9)

” وَلِلَّهِ الْعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَلَكِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَا يَعْلَمُونَ
Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë”. (el Munafikune, 8)

Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju!!!

Muhammed b. Sha’ban Ebu Karn

Burimi: www.saaid.net
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit