0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

GUANTANAMO: SHTETASI I FUNDIT PERËNDIMOR DËRGOHET NË KANADA

Më të lexuarat

I burgosuri i fundit nga vendet perëndimore në burgun ushtarak të Shteteve të Bashkuara, në Guantanao Bej, sot është dërguar në Kanada.

Shtetasi i këtij vendi, Omar Khadr, ishte zënë në Afganistan, në vitin 2002, kur ai ishte 15 vjeçar, raporton Rel.

Ai kishte pranuar vrasjen e një ushtari amerikan në Afganistan në vitin 2010 dhe akuzat e tjera të ndërlidhura me terrorizëm, kështu që ishte dënuar me 40 vjet burg.

Tash, i dënuari Khadr, 26 vjeçar, do ta vuajë dënimin e mbetur në një burg në Kanada, me siguri maksimale, megjithqë pritet që ai të amnistohet brenda pak vitesh, sipas marrëveshjes ku përfshihej pranimi i tij se ishte mbështetës i al-Kaidës, që e ka vrarë një ushtar amerikan.

Ka dyshime se babai i tij ishte financues i al-Kaidës, ndërsa avokati i Khadrit ka pretenduar se babai ishte përgjegjës për dërgimin e djalit të tij në Afganistan dhe e ka detyruar atë të luftoj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit