2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arabia Saudite planifikon impiante solare për qytetin e Mekës

Më të lexuarat

Qyteti i shenjtë i Arabisë Saudite Meka është në kërkim të ofertuesit për të ndërtuar një fabrikë me impiante solare te kapacitetit deri ne -100MW si pjesë e planeve për objektet e reja të energjisë ku mund të gjenerojnë rrymë deri në 385GWh ( Gigavat në orë) në vit.

Meka planifikon që më 5 janar të zgjedhë një grup prej të paktën 20 ofertuesve konkurrentë për të ndërtuar impiantet, të cilat gjithashtu mund të përfshijnë energjinë gjeneruar nga era, biomasa dhe mbeturinave, sipas Osamës kryebashkiaku i qytetit Al-Bar.

Impiantet janë pjesë e synimit të Arabisë Saudite të ngris kapacitet e ripërtërishme të energjisë gjatë 20 viteve të ardhshme, me furnizimin potencial solar të 41GW-ateve.

Impiantit solar 100Megavatësh do të ndihmojë në ndriçimin e 35 tuneleve dhe infrastrukturave tjera të rëndësishme, dhe të shkurtoj faturat vjetore të rrymës në qytet me 100 milion Rial ($ 26.7m). Fituesi i ofertës do ti jepet një kontratë BOT ( Build own Transfer – operimet, shpenzimet, mirëmbajtjen e projektit ta marrë përsipër ofertuesi).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit