-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Të mirat shëndetësore që ofron masazhi

Më të lexuarat

Miliona para shpenzohen çdo vit nga njerëzit të cilët dëshirojnë të bëjnë vetën të ndihen më mirë. 

Studimet tregojnë se ajo që mund të bëj njeriu për vehten e të përfitojë shumë nga ana shëndetësore, është masazhi. 

Në fakt hulumtimet tregojnë se masazhi lehtëson pagjumësinë, forcon imunitetin, parandalon sindromin pre-menstrual e shumë të tjera. 

Me masazh të rregullt ju në mënyrë efektive mund ti thoni lamtumirë dhimbjes. 
Kjo ndoshta mund të duket jo e çuditshme dhe ndoshta të gjithë e dimë se masazhi (ngjeshja) është shumë efektive veçanërisht për dhimbje shpine sepse shpesh ndodh që ti kërkojmë njëri tjetrit ti ngjeshim shpinën. 
Disa hulumtues kanë zbuluar se masazhi funksionon më mirë se sa tretmanet tjera sikur kiropraktika dhe akupunktura. E kjo ndodhë për shkak se masazhi rrit hormonin e disponimit të mirë (serotoninës dhe dopamine) të cilët bllokojnë receptorët e sistemit nervor të dhimbjeve. 

Nëse vuani nga pagjumësia ju mund t’i thoni lamtumirë asaj dhe t’i përshëndetni ëndrrat duke bërë masazh. 
Studimet kanë zbuluar se masazhi rrit valët delta të cilat janë të lidhura me gjumin e thellë e për këtë shpesh ju zë gjumi sa herë që jeni në tavolinë masazhi. 

Gjithashtu është zbuluar se duke bërë masazhi ndihmoni vetës që të mos sëmureni. 
Kjo është sepse masazhi forcon qelizat luftuese, që janë linja e parë e mbrojtjes të sistemit imunitar tuaj kundër mikrobeve dhe baktereve që futen brenda. 
Në fakt, masazhi është zbuluar të forcoj edhe imunitetin e atyre që kanë sistem të komprometuar imunitar, si pacientët me kancer. 

Niveli i zvogëluar i kortizolit dhe shtimi i serotoninës dhe dopamines gjithashtu do të thotë më pak stres, ankth dhe depresion në përgjithësi. 
Kjo ndjesi e relaksimit është njëra nga arsyet pse disa spitale ofrojnë masazhe për pacientët të cilët presin operacionin dhe pacientët me kancer që ndërhyjnë komoterapinë. 

Masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut i cili sjell oksigjenin dhe materiet ushqyese deri tek qelizat./zhurnal

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit