-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tre britanikë dënohen për trafikim të rrezikshëm me shqiptarë

Më të lexuarat

Tre shtetas britanikë, mes tyre dhe një ish-kampion britanik i xhudos janë dënuar nga gjykata për trafik të paligjshëm të emigrantëve shqiptarë në Britani, me barkë përmes brigjeve të kanalit anglez, Kent.
Robert Stilwell, 33, nga Dartford, është dënuar me 4 vjet pasi u akuzua si fajtor për tentativën e trafikut drejt Britanisë të 18 shqiptarëve përmes një barke, duke rrezikuar mbytjen e tyre, përcjell ksp.
Mbrëmjen e 28 majit, 15 burra, një grua dhe dy fëmijë shqiptarë u shpëtuan nga rojet bregdetare pas telefonatës së familjarëve të tyre se rrezikonin të mbyteshin pasi varka ku ata po lundronin ishte duke u fundosur.
Robert Stilwell dhe bashkëpunëtori i tij, Mark Stribling, 35, pranuan akuzat dhe të dy janë dënuar nga gjykata e Maidstone. Ndërkohë një tjetër anglez Stephen Jackson u dënua nga gjykata e Lewes pasi tentoi të fuste në Angli një grup shqiptarësh 6 ditë më përpara, ngjarjes në brigjet e kanalit anglez, Kent.
Jackson, 51 vjeç u dënua me 4 vjet e 9 muaj burg për ngjarjen e 23 majit kur përmes një varke tentoi të fuste në Angli një grup tjetër shqiptarësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit