1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdoğan: “Je në anën e puçistëve”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një vizitë në Departamentin e Forcave Speciale dhe më pas ka bërë një deklaratë për mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij Presidenti Erdoğan është shprehur: “E thashë edhe gjatë një fjalimi në një iftar në muajin e Ramazanit. ‘Mund të kemi tradhtarë edhe në radhët tona. Por këto tradhtarë mos të na lëkundin. Dhe shikoni këta tradhtarë erdhën dhe bombarduan Departamentin e Forcave Speciale duke lënë dëshmorë 50 vëllezër. Por ata do të kujtohen me tradhtinë e tyre, ndërsa dëshmorët tanë nuk do të harrohen kurrë. Dëshmorët do të kujtohen si bërës të këtij atdheu.”

– “Puçistin e ushqen në vendin tënd”

“Një gjeneral apo admiral i cili është në një pozitë shumë të rëndësishme në SHBA, thotë që ‘kam dëgjuar dhe shikuar se janë arrestuar persona në zinxhirin e komandës me të cilët ishim në kontakt’. Këtë thotë. Njeriu mërzitet pak, në dorën dhe jurisprudencën tënde është të marrësh një vendim të tillë? Kush je ti? Mbaj vendin dhe limitin. Në vend që të ngrihesh dhe të falënderosh në emër të demokracisë ata të cilët penguan një tentativë për grusht shteti në vendin tim ngrihesh dhe radhitesh përbri me puçistët. Puçisti është në vendin tënd. Ti ushqen puçistin në vendin tënd. Nuk mund të bësh qytetarët e mi të besojnë. Me këtë që kanë bërë këto na kanë prerë mjekrën, por mos harroni se në vend të saj del një më e mirë. Me anë të një projekti i cili sapo ka përfunduar ne do të ndërtojmë një godinë akoma më të mirë këtu”, u s shpreh Presidenti Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit