9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Beqaj akuzon Avdullah Hotin se “po e fut Kosovën në borxhe”

Më të lexuarat

Më shumë se zhvillimet politike ato ekonomike po dalin të jenë pika kryesore e mosmarrëveshjeve në mes te koalicionit qeveritar PDK-LDK.

Sipas anëtarit të kryesisë së PDK-së dhe deputetit Besim Beqaj, me vendimet e marra nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, qytetari i Kosovës gjatë vitin 2015, ka humbur miliona euro.

Në “InfoBox” te RTV Dukagjini, Beqaj shpjegon edhe arsyen se pse ka qenë kundër rritjes së TVSH-së. Ky deputet ka goditur fort ministrin Hoti për politika që ai po i ndjek në këtë drejtim.

Beqaj është shprehur edhe kundër projektligjit për investimet strategjike. Sipas tij forma aktuale e këtij dokumenti eliminon transparencën në prokurim. Beqaj,është ndalur edhe tek Doganat dhe ATK duke thënë se PDK edhe në këtë proces do të jetë kundër bashkimit e Doganave me ATK-në në formën e prezantuar nga Ministri i Financave.

Sipas Beqaj qeveria në mënyrë shumë të shpejt është duke e rrituri borxhin publik e që nuk lejohet që me ligj të shkoj më shumë se 40 % nga GDB e një rritje e shpjet sipas tij gjithmonë është e rrezikshme sepse mund të ketë efekt jo korrekte. /Insajderi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit