3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Qëllohen për vdekje pengmarrësit në Francë

Më të lexuarat

Sipas medieve franceze, dy burrat e armatosur me thika të cilët kanë marrë peng dy murgesha dhe një prift në një kishë në pjesën veriore të Francës, ia kanë prerë fytin priftit, shkruan The Sun.

Gjithashtu, raportohet se pasi këtij akti, forcat speciale të policisë franceze kanë qëlluar për vdekje dy pengmarrësit, të cilët kishin terrorizuar qytetin Rouvray afër Rouen, transmeton Telegrafi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente, ndërsa fotoreporterët kanë arritur të fotografojnë një person të lënduar duke u futur në autoambulancë.

Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar disa të shtëna armësh, derisa kordoni i policisë vazhdimisht po mban larg vendit të ngjarjes civilët të cilët nga kureshtja po afrohen pranë veturave të policisë.

Raportohet se presidenti francez, Francois Hollande është nisur me aeroplan për në Saint-Etienne-du-Rouvratry në Normandie, ku edhe ka ndodhur pengmarrja e përgjakshme.

Ky është incidenti i fundit që ka ndodhur në Francë, pas masakrës së përgjakshme në Nice ku një terrorist shtypi me kamion qindra persona në ditën kur po festohej dita e Bastille.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit